Kthehu lart

Rasti "Alfa", dëshmitarët që u privuan të thonin të vërtetën

Rasti "Alfa", dëshmitarët që u privuan të thonin të vërtetën GazetaExpress

Gjykata nuk i quajti të mjaftueshme dëshmitë e dëshmitarëve të cilët garantonin se në ato çaste kanë qenë me Agimin dhe Rexhailin...

Ndërkohë, gjykata i pranoi deklaratat kundërthënse dhe me plot gabime të dëshmitarëve të fshehtë të prokurorisë! 

Pas publikimit të këtij cikli të emisioneve, institucioneve ju minimizohet hapësira për të mos rishqyrtuar këtë lënde!

Nevojitet presion edhe më i madh i opinionit.

Në prill të vitit 2010, për një vrasje të ndodhur në afërsi të Fakultetit të shkencave matematiko-natyrore në Shkup, më 26 nëntor të vitit 2008, ku u vra polici i njësitit “Alfa”, Afrim Latifi dhe u plagosën rëndë edhe dy policë të tjerë, me burgim të përjetshëm u dënua Rexhail Qerimi nga fshati Opajë i Kumanovës dhe Agim Islami nga Shkupi.

Me nëntë vjet burg u dënua Ramadan Shaqiri si bashkëpunëtorë në krim, kurse me burg te përjetshëm u dënua edhe Almir Drpljani, i cili ishte në arrati, por më vonë u ekstradua në Maqedoni për ta vuajtur burgun.

    Data: 14 Shkurt 2018 20:12
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera