Kthehu lart

Qytetarët shumë të zhgënjyer nga zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit - Anketë

Qytetarët shumë të zhgënjyer nga zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit - Anketë GazetaExpress E diel, 13 Gusht 2017 16:51

16 vjet pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, qytetarët e anketuar nga Alsat M shprehen të pakënaqur për moszbatimin në praktikë të asaj për të cilën palët kishin arritur pajtueshmërinë. Thonë se ndjehen të turpëruar të flasin për një marrëveshje, zbatimi i së cilës duhej tashmë të ishte harruar.

“Jemi ngopur sa të duash me ato gjëra,që prej vitit 2001. Nuk kemi çfarë të bisedojmë më tepër”

“Na ka dalë për hunde,74 vjet i kam,74 mijë fakultet i kam humbur unë në tokën time,në ekonomin time. Qeveria ka lidhje me njerëzit,dhe është duke i ngrenë njerëzit”

“Jo 16 vite po 600 vite janë bërë. Asgjë nuk është realizuar dhe nuk besoj që do të realizohet”

“Asgjë nuk është realizuar, asgjë. Asnjëfarë marrëveshje nuk është bërë, asgjë nuk kanë realizuar,nuk di çfarë të them”

Një ndër shtyllat e Marrëveshjes së Ohrit, çështja e përdorimit të gjuhës shqipe së fundmi nxiti debat nëse propozimi ligji i Qeverisë dorëzuar në Kuvend zyrtarizon apo vetëm avancon ligjin për gjuhët. Marrëveshja e Ohrit konsiderohej si garantuese, e bashkëjetesës dhe barazisë ndërmjet shqiptarëve dhe maqedonasve. Marrëveshja është bazuar në pesë parime kryesore: ndërrimi i pushteteve vetëm përmes zgjedhjeve të lira dhe demokratike; garantimi i sovraniteti dhe integriteti territorial të Maqedonisë; konfirmimi i karakterit multi-etnik të shoqërisë maqedonase; ndërtimi i shtetit demokratik; zhvillimi i pushtetit vendor. Marrëveshja e cila ndërpreu konfliktin e armatosur disamujor u firmos nga ish presidenti i Maqedonisë, Boris Trajkovski, kryeministri i atëhershëm, Lubço Georgievski, liderët e LSDM-së Branko Cërvenkovski, të PPD-së, Imer Imeri dhe ai i PDSH-së, Arbën Xhaferi.

    Data: 13 Gusht 2017 16:51
    Autori: GazetaExpress
    • Tërmet në Shkup 0

    Të tjera