Kthehu lart

Qeveria: Ivanov të izoloje veten, jo shtetin dhe të ardhmen e qytetarëve

Qeveria: Ivanov të izoloje veten, jo shtetin dhe të ardhmen e qytetarëve GazetaExpress

Qeveria e Republikës së Maqedonisë me keqardhje konstaton se kryetari i Republikës së Maqedonisë, Gjorgje Ivanov në fjalimin e tij para opinionit nuk ka arritur të ngrihet mbi pafuqinë e tij dhe të shoh perspektiven e cila hapet për Maqedoninë me marrëveshjen e cila ditëve të fundit është finalizuar nga Qeveria e Maqedonisë dhe ajo greke.

“Kryetari i shtetit Ivanov nuk ka ndjenjë  për përgjegjësi, ai nuk ndërmerr veprime të cilat janë në dëm të shtetit, qytetarëve dhe që ndikojnë drejtpërsëdrejti kundër përforcimit të identitetit maqedonas. Ivanov nuk përpiqet që të gjej zgjidhje dhe nuk punon për integrimin e Maqedonisë në NATO dhe BE, ndërsa kjo për qytetarët është interesi më i madh nacional. Në vend që ta frenoj të ardhmen e Maqedonisë dhe të dërgoj vendin në izolim, më së miri është që ai të izoloj vetën e tij nga skena politike”, thuhet në komunikatën e Qeverisë.

    Data: 13 Qershor 2018 22:15
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera