Kthehu lart

Pushteti i ri nuk u kujtua për të, gazetari Kezharovski iku për Gjermani (FOTO)

Pushteti i ri nuk u kujtua për të, gazetari Kezharovski iku për Gjermani (FOTO) GazetaExpress E diel, 13 Gusht 2017 11:31

Gazetari maqedonas Tomisllav Kezharovski, i cili kaloi një vit në paraburgim, dhe mbi shpinën e të cilit opozita e atëhershme e zhvillonte luftën kundër pushteti dhe para bashkësisë ndërkombëtare, iku për Gjermani, transmeton Gazeta Express.

Siç mëson portali A1on.mk, Kezharovskit askush s’i ka ofruar punë as pas ndërrimit të pushtetit. Poetë, këngëtarë bëhen këshilltarë, ndërsa për gazetarin që padrejtësisht u përndoq dhe përfundoi në arrest për shkak të tekstit të shkruar, s’ka vend në shtet, shkruan A1on.

Askush as e ka kontaktuar e as i ka ofruar punë, kështu që ai dje u largua për Gjermani, me bursë njëvjeçare të akorduar nga Ambasada gjermane në Shkup.

Derisa qe në paraburgim, për Kezharovskin u organizua një marsh i madh proteste, të cilit iu bashkuan funksionarë të opozitës së atëhershme, pushtetarë të tashëm. Pasi doli nga burgu i Shutkës Kezharovski u braktis nga të gjithë./Gazeta Express/

    Data: 13 Gusht 2017 11:31
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera