Kthehu lart

Protestuesit hedhin koktej molotovi para Kuvendit (VIDEO)

Protestuesit hedhin koktej molotovi para Kuvendit (VIDEO) GazetaExpress

Gjatë kohës së protestave kundër ndryshimit të emrit janë hedhur koktej molotovi para Kuvendit e të cilat nuk janë ndezur. Gjatë protestave vërehet prania e madhe e produkteve të ndryshme me të cilat është gjuajtur drejt kuvendit.

Protestat ende po vazhdojnë ku të pranishmit këndojnë këngë patriotike të cilët brohorisin “Maqedonia”, dhe “Maqedonia e maqedonasve”, gjithashtu ata bëjnë thirrje që populli t’iu bashkangjitet duke porositur se nuk do të lejojnë ndryshim të emrit.

Ndërkaq thirrje për pjesëmarrje në protesta kundër ndryshimit të emrit para kuvendit kanë bërë edhe tifo grupi “Komiti”. 

    Data: 13 Qershor 2018 22:30
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera