Kthehu lart

Protesta para Kuvendit kundër ligjit të gjuhëve

Protesta para Kuvendit kundër ligjit të gjuhëve GazetaExpress

Qindra protestues janë mbledhur sot para Kuvendit në shenjë proteste kundër votimit të ligjit për përdorimin e gjuhëve që është paraparë të kaloj sot në Parlament.

Protestuesit me flamuj dhe me pankarta në duar këndojnë himnin e maqedonas dhe brohorasin “tradhtarë”, “kombi nuk është në shitje” dhe “shitës të shtetit”.

Vërehen forca të shumta të policisë dhe mjete të rënda nga ana e saj. Protesta po vazhdon e qetë dhe deri më tani nuk është vërejtur ndonjë incident.


    Data: 14 Mars 2018 13:53
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera