Kthehu lart

Pritet publikimi i Marrëveshjes së emrit

Pritet publikimi i Marrëveshjes së emrit GazetaExpress

Qeveria e Maqedonisë, gjatë pasdites së sotme do të mbajë seancë, ku do të deklasifikohet edhe Marrëveshja e emrit, që do të nënshkruhet të shtunën nga kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev dhe ai i Greqisë, Aleksis Cipras, njofton Portalb.mk.

Sipas deklarimeve nga Qeveria e Maqedonisë, Marrëveshja, që fillimisht u refuzua nga opozita maqedonase, VMRO-DPMNE dhe presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, për herë të parë, në versionin origjinal, do të hapet në seancën qeveritare dhe më pas e njëjta të jetë e qasshme edhe për publikun.
Athina publikoi Marrëveshjen para ShkupitMedia greke “Katimerini” doli më e zoja në tërë procesin e bisedimeve për zgjidhjen e kontestit 27-vjeçar të emrit Maqedoni – Greqi. Ishte ajo, e vetmja që publikoi Marrëveshjen për emrin Maqedoni – Greqi, ndërkohë që Qeveria e Maqedonisë të njëjtën do ta publikojë sot.
Përndryshe, Marrëveshja e emrit Maqedoni – Greqi nuk është përkrahur nga opozita greke dhe maqedonase, si dhe nuk do të nënshkruhet nga presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov. Sipas deklaratës së liderit të partisë shqiptare në pushteti, Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, Marrëveshja do të nënshkruhet të shtunën, në Prespë të Maqedonisë. Pas kësaj, Marrëveshja pritet të votohet në Kuvendin e Maqedonisë, dhe e njëjta pritet të ndodh më së voni deri të mërkurën./Express/

    Data: 14 Qershor 2018 13:29
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera