Kthehu lart

Plagoset me armë zjarri 31 vjeçari në Haraçinë

Plagoset me armë zjarri 31 vjeçari në Haraçinë GazetaExpress

Një person është plagosur me armë zjarri gjatë ditës së djeshme në Haraçinë. Bëhet fjalë për 31-vjeçarin A.S i cili është plagosur në pjesën e stomakut dhe më pas është dërguar në Spitalin e Qytetit për kurim.

Policia informon se ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 16.00 në rrugën “18” në Haraçinë. Sipas të dhënave në 31-vjeçarin, ka shtënë I.V. për arsye se A.I ka prish fejesën me vajzën e tij. Policia njofton se po ndërmerr të gjitha masat për zbardhjen e rastit. /Express/

    Data: 24 Maj 2018 13:55
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera