Kthehu lart

Përvjetori i Ohrit shtyn seancën parlamentare për shkarkimin e Zvërlevskit

Përvjetori i Ohrit shtyn seancën parlamentare për shkarkimin e Zvërlevskit GazetaExpress E diel, 13 Gusht 2017 09:25

Kuvendi i Maqedonisë mbledhjen e vet të gjashtë në të cilën debatohet për shkarkimin e kryeprokurorit publik Marko Zvërlevski do ta vazhdojë nesër.

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi fillimisht vazhdimin e seancës së ndërprerë dje e caktoi për sot, por ndërkohë ajo u shty për nesër në orën 11:00.

Nga Kabineti i kryetarit të Kuvendit njoftuan se sot në orën 19 Xhaferi do të mbajë fjalë rasti për shënimin e 16-vjetorit të Nënshkrimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit në hotelin “Aleksandar Palas” në Shkup.

    Data: 13 Gusht 2017 09:25
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera