Kthehu lart

Pazarxhinjtë dhe tregtarët ofrojnë mbështetje për kontratën e Ganiut

Pazarxhinjtë dhe tregtarët ofrojnë mbështetje për kontratën e Ganiut GazetaExpress

Visar Ganiu realizoi takim me kryetarin e shoqatës së pazarxhinjve Ekrem Dolek dhe tregtarët e Bit Pazarit, transmeton Express.

Ganiu bashkë me bartësin e listës për këshilltar në qytetin e Shkupit Besnik Ajetin, bartësin e listës për këshilltar në Çair, Fikri Abdullai.

Forumi i gruas dhe Forumit rinor të BDI-së në Çair kanë marrë premtime se do ta
mbështesin Kontratën e Visarit për çairasit.

“Kontrata e Visarit është më konkrete dhe për këtë qëllim do ta mbështesim”, tha një
tregtar.

Ganiu u shpreh se Shoqata e pazarxhinjve dhe tregtarët do të jenë ndër prioritetet e
tij nëse merr besimin e çairasve.

“Pazarxhinjtë dhe shoqata e tyre do ta kenë mbështetjen time të plotë në 4 vitet e mandatit tim si kryetar të Çairit”, ka thënë Ganiu.

Ekipi i kandidatit të BDI-së bashkë me bartësit e listave për këshilltarë në Shkup e
Çair sot do t'i përmbyllin takimet me qytetarë. /Express/


    Data: 13 Tetor 2017 10:54
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera