Kthehu lart

Pauzë njëorëshe në Kuvend me kërkesë të Ilija Dimoskit

Pauzë njëorëshe në Kuvend me kërkesë të Ilija Dimoskit GazetaExpress

Në Kuvend është dhënë pauzë njëorëshe pas kërkesë së deputetit të VNRO-së, Ilija Dimoski.

Në fjalimin e sotshëm para deputetëve, Ilija Dimoski deklaroi se dorëzimi i amandamenteve është bërë në bazë të rregullores, ndërsa këtë sipas tij e dëshmoi edhe kryeparlamentari Talat Xhaferi me nënshkrimin e dokumentit me numër 08 583/2.

Dimovski tha se Ligji është antikushtetues dhe nuk mund të kalojë duke u bazuar edhe në keqpërdorimin e flamurit të BE-së, por edhe në bllokimin e diskutimeve në Komisionin Parlamentar për Eurointegrimet.

Mbajtjen e seancës Ilija e ndërlidhi edhe me 14 marsin kur në Tetovë filluan luftimet në Tetovë ndërmjet UKÇ-së dhe forcave maqedonase. 

    Data: 14 Mars 2018 14:11
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera