Kthehu lart

Pahor: Maqedonia së shpejti do të jetë anëtare e ardhshme e NATO-s

Pahor: Maqedonia së shpejti do të jetë anëtare e ardhshme e NATO-s GazetaExpress

Sllovenia me kujdes e ndjek dhe e aprovon politikën e fqinjësisë së mirë dhe atë rajonale të Republikës së Maqedonisë si një ndër kushtet për anëtarësim në BE dhe në NATO dhe mbetet mbështetëse e fuqishme të saj në këto procese, tha presidenti i Republikës së Sllovenisë Borut Pahor në takimin e sotëm me kryeministrin Zoran Zaev.

Siç informon pres shërbimi qeveritar, Pahor sinqerisht shpreson se shumë shpejt Maqedonia do të jetë anëtarja e ardhshme e NATO-s dhe se me BE-në së shpejti do të arrihet marrëveshje për fillim të negociatave inkuadruese.
Kryeministri Zaev theksoi se koalicioni qeveritar në Republikën e Maqedonisë pas zgjedhjeve lokale, rezultatet e të cilave e konfirmuan mbështetjen për politikat aktuale, tani ka për obligim sa është e mundur më shpejt dhe më solide t’i vazhdojë reformat e filluara të reformave.
“Tentojmë para Parlamentit tonë të shfaqemi me ligje të qëndrueshme dhe të rëndësishme reformuese në shumë fusha për të cilat presim dhe do të stimulojmë mbështetje më të gjerë nga forcat politike brenda në Parlament. Përcaktimi ynë është që ta përforcojmë rolin e Parlamentit pas krizës politike dhe ta kthejmë besimin në institucionet”, tha Zaev.

    Data: 14 Nentor 2017 16:54
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera