Kthehu lart

Padi penale kundër ish-drejtorit të Shtëpisë së Shëndetit në Kriva Pallankë

Padi penale kundër ish-drejtorit të Shtëpisë së Shëndetit në Kriva Pallankë GazetaExpress

Zyra e jashtme për hetime kriminalistike Kriva Pallankë ka ngritur një padi penale kundër R.M.(60) nga Kriva Pallanka për kryerjen e veprës penale keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimeve, transmeton Almakos.

Gjatë vitit 2013 dhe 2015 i padituri si drejtor i Shtëpisë së Shëndetit Kriva Pallankë, ku gjatë nënshkrimit të marrëveshjeve për shërbime komunikimi midis Shtëpisë së Shëndetit dhe një operatori celular, ka marr celular dhe mjete për TV ku të njëjtat nuk i ka shënuar në kontabilitet e as që ia ka dhënë të punësuarve në Shtëpinë e Shëndetit.

Njashtu, gjatë viteve 2013, 2014 dhe 2015, i padituri, për numrin e telefonit të regjistruar në emër të Shtëpisë së Shëndetit Kriva Pallankë, ka kryer pagesë prej 168.007 den. Me veprimet e këtilla i padituri e ka dëmtuar buxhetin e Shtëpisë së Shëndetit Kriva Pallankë, Buxhetin e R.M. dhe Fondit për sigurim shëndetësor të R.M. në vlerën e përgjithshme prej 809.607 denar./Express/

    Data: 17 Maj 2018 15:49
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera