Kthehu lart

Pack: Roli i Sorosit në Maqedoni shqetësues, ai s'i merr parasysh interesat e njerëzve të thjeshtë

Pack: Roli i Sorosit në Maqedoni shqetësues, ai s'i merr parasysh interesat e njerëzve të thjeshtë GazetaExpress E enjte, 16 Shkurt 2017 14:49

Doris Pack është emër i njohur në mesin e shqiptarëve. Politikania gjermane, ish-anëtare e Parlamentit Europian dhe aktualisht presidente e EPP për gratë, ishte në Tiranë për të marrë pjesë në një konferencë të organizuar nga Lidhja Demokratike e Grave në bashkëpunim me Fondacionin Konrad Adenauer

Por, si një politikane "veterane" për çështjet shqiptare dhe ballkanike, mendimi dhe komentet e saj për situatën politike janë gjithmonë të vlefshme. Në një intervistë për “AlbanianNews” me zonjën Pack, ajo foli për disa tema në lidhje me shqiptarët dhe rajonin, Ballkanin përballë BE’së dhe situatën në Europë.

Çfarë mendon Pack në lidhje me politikanët e lartë shqiptarë; mbi përformancën e qeverisë; për gjendjen e reformave; mbi thashethemet në lidhje me ambasadorin e BE’së në Tiranë; pse ajo është aq e shqetësuar në lidhje me trafikun e drogës, bllokimin politik në Maqedoni dhe akuzat në lidhje me “ndikimin e Sorosit”, transmeton Gazeta Express.

Veçanërisht, e pyetur për partitë shqiptare në Maqedoni, fitoren e Gruevskit dhe “ndikimin e Sorosit”, Doris Pack ka thënë se problemi me Maqedoninë është gjendja e saj e jo rezultati i përgjithshëm vetëm i zgjedhjeve.

“Ky vend i vogël nuk mund të përparojë drejt integrimit europian, për shkak të kontestit me Greqinë. Nuk mund ta imagjinoj se frika e Greqisë është se Maqedonia do të zgjerohet në Selanik. Por, ky qëndrim i ka shtyrë partitë maqedonase në më shumë qasje nacionaliste. Shqiptarët, nga ana tjetër, ndoshta kërkojnë shumë kur kërkojnë që gjuha shqipe të bëhet gjuhë zyrtare në të gjitha pjesët e vendit, madje edhe aty ku nuk ka shqiptarë.

Pack ka thënë se Maqedonia ka qenë shumë më mirë para 15 viteve, pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit. Duke shtuar se tani gjithçka është bërë më e vështirë.

Ajo foli edhe për rastin e Soros, ku tha se kjo çështje është për t’u shqetësuar.

“Sigurisht, rasti i Sorosit është diçka shqetësuese. Keni një njeri shumë të pasur me organizatat e tij, sponzorimet dhe mediat; çfarë lloj agjende mund ta ketë një person i vetëm kaq i fuqishëm? Interesin e njerëzve të thjeshtë? Nuk ma merr mendja”, ka thënë Pack, transmeton Express.

Doris Pack tha se nuk e di nëse zgjedhjet e reja apo një qeveri me bazë të gjerë, mund të jenë zgjidhja për Maqedoninë, por shqiptarët dhe sllavët në vend duhet të përqendrohen në atë që kanë të përbashkët: një vend të begatë të integruat në BE dhe në BATO. Kjo qëndron për të gjithë në Ballkan./GazetaExpress/

 

    Data: 16 Shkurt 2017 14:49
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera