Kthehu lart

Nuhiu: Akuzat e ASH-së për kuadrot e SPB-së, qëllime politike

Nuhiu: Akuzat e ASH-së për kuadrot e SPB-së, qëllime politike GazetaExpress

Akuzat e Aleancës për Shqiptarët për diskriminim të kuadrove shqiptarë në SPB-në e Tetovës sipas zëvendësministrit të brendshëm Agim Nuhiu, janë të pabaza dhe kanë për qëllim përfitimin e pikëve politike të kësaj partie.

Sipas Nuhiut shqiptarët në postet udhëheqëse nëpër sektorët e punëve të brendshme të këtij rajoni, janë të përfaqësuar me rreth 70 për qind.

"Dua të informoj opinionin e gjerë se nëse marrim për bazë kriterin e organizimit territorial, në kuadër të SPB-së, rreth 70 për qind e stacioneve përkatësisht departamenteve të policisë, udhëhiqen nga shqiptarët" – deklaroi Agim Nuhiu zv.ministër i Punëve të Brendshme.

    Data: 13 Qershor 2018 22:00
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera