Kthehu lart

Nesër seancë qeveritare, ja se çka do të diskutohet

Nesër seancë qeveritare, ja se çka do të diskutohet GazetaExpress E martë, 14 Nentor 2017 19:27

Më 15 nëntor 2017, në orën 15:00 do të mbahet seanca e 38-të e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë.

Në seancën e nesërme, qeveria do të shqyrtojë situatën dhe progresin në procesin e integrimit evropian, përdorimin dhe zbatimin e fondeve të BE-së, statusin e realizimit të prioriteteve për pranimin në NATO.

Në rendin e ditës të seancës së nesërme qeveritare do të jetë edhe propozimin - ligji për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Maqedonisë dhe Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës për njohje të ndërsjelltë dhe shkëmbimin e patentave të shoferëve.

Gjithashtu në rend dite do të gjenden edhe informacioni për modelet e përmirësimit të funksionimit të projektit "kuzhina publike", si dhe aktivitete që lidhen me librat e projektit për përkthimin dhe botimin e 50 teksteve universitare që përdoren në 10 universitetet e para në botë, të ranguara sipas listës së Shangait për 2015.

Ministrat në këtë seancë do të shqyrtojë informacion në lidhje me nevojën për të nënshkruar aneksin e Marrëveshjes për dhënien e ndihmës shtetërore të nënshkruar me Qeverinë e Maqedonisë dhe kompanisë përfituese të Zhvillimit Teknologjik-Zona Industriale Shtip "Johnson Controls Ltd Shtip."

Ministrat në kuadër të kësaj seance do të shqyrtojnë edhe informacionin për ndryshimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Maqedonisë dhe Komisionit Evropian për financim në lidhje me Programin operativ "Zhvillimi rajonal" për ndihmën e Komunitetit për ndihmë para-anëtarësuese nën komponentin "Zhvillimi Rajonal".

    Data: 14 Nentor 2017 19:27
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera