Kthehu lart

Nesër në kuvend pritet të votohet leximi i parë i Ligjit për gjuhët

Nesër  në kuvend pritet të votohet leximi i parë i Ligjit për gjuhët GazetaExpress

Kuvendi, më në fund pas disa muajsh prolongim, mbaroi me leximin e parë të propozim ligjit për përdorimin e gjuhëve i cili pritet të vendoset për votim në seancën e të mërkurës.

Propozimin e leximit të parë do ta votojë edhe opozita, e cila për dallim nga ditët tjera, sot ishte më pak e zëshme në replika dhe kundër-replika. Cila është logjika e imponimit të një vendimi për përdorimin e gjuhës shqipe në Berovë, Pehçevë ose Probishtipin tim ku nuk ka asnjë qytetarë të asaj bashkësie etnike. Kjo më tepër do t’i shpalosë pakënaqësitë dhe do t’i ndaj njerëzit në vend që të ofrojmë vendim për t’i bashkuar- deklaroi Emil Dimitrijev, deputet i VMRO-DPMNE-së. Do të mundohemi t’i eliminojmë elementet diskriminuese ndaj gjuhës maqedonase dhe gjuhëve të bashkësive turke, boshnjake, rome, vllahe dhe serbe, për shkak se propozimi ka elemente diskriminuese si i tillë e poshtërsisht në pjesën e agjencisë dhe inspektoratit- deklaroi Ilija Dimovski, deputet i VMRO-DPMNE-së. Shumica vazhdon të mbrojë nevojën e votimit dhe zbatimit të këtij ligji, ndërkohë opozitës i bëjnë thirrje për qasje konstruktive në fazën e dytë të propozimit. Të flasim për realitetin shtetërorë dhe jo për shoqëri multietnike e cila është një realitet, me ose pa dëshirën e ndokujt. Mbase dikush nuk e dëshiron këtë shoqëri të tillë por ekziston dhe është realitet i vendit tonë- deklaroi Ejup Alimi, deputet i BDI-së.

    Data: 14 Nentor 2017 16:56
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera