Kthehu lart

Ndryshime në ligjin për furnizime publike

Ndryshime në ligjin për furnizime publike GazetaExpress

“Flamuj të kuq” përmes të cilëve do të kontrollohen tenderë të dyshimtë dhe heqje e çmimit si kriter i vetëm në prokurimin publik.

Këto janë disa nga ndryshimet e planifikuara në ligjin për prokurimin publik përmes të cilëve Qeveria pret të reduktojë korrupsionin dhe ti bëjë më efikase shpenzimet e parave publike në procedurat e tenderit.

"Autoriteti kontraktues në varësi të subjektit të prokurimit vet do të mund të përcaktojë nëse si kriter do ta përdorë çmimin më të ulët, levërdinë në bazë të jetëgjatësisë së produktit ose raporti më i mirë mes çmimit dhe cilësisë" – deklaroi Dragan Tevdovski, Ministër i Financave.

Gjithashtu do të ritet edhe pragu për realizimin e furnizimeve pa procedurë tenderi. Ai për momentin është 500 euro, ndërsa Ligji i ri parasheh që për sektorin klasik të jetë 1 mijë euro, ndërsa për veprimtari sektori 2 mijë euro. Kjo bëhet me kërkesë të biznesit dhe do t’i lehtësojë furnizimet më të vogla thotë drejtori i Byrosë për furnizime publike, Gjorgji Georgievski.

"Po e zgjidhim problemin e shumë shkollave dhe çerdheve sepse ata kanë mungesë kuadri që punon për furnizime publike. Me rritjen e pragut të furnizimeve publike, ne ende jemi nën të gjitha vendet e rajonit. Do të thotë nuk janë rritur edhe aq që të frikësohemi nga korrupsioni më i madh" – tha Gjorgji Georgievski, drejtori i Byrosë për furnizime publike.

Komuniteti i biznesit pret transparencë më të madhe dhe lehtësimin e procedurave.

"Këtu do ta theksoja obligueshmërinë e auksioneve të BE-së, çështjet lidhur me çmimin si kriteri i vetëm në përzgjedhjen dhe ndarjen e kontratave për furnizime publike" – u shpreh Elena Milevska – Shtërbevska, drejtore operative e Odës Ekonomike të Maqedonisë.

Ndryshe, Ligji i ri pritet të hyjë në fuqi nga janari i vitit të ardhshëm. Në nivel vjetor për furnizime publike shpenzohen rreth 1 miliard euro, gjegjësisht rreth 1/3 e buxhetit të shtetit.

    Data: 14 Shkurt 2018 15:59
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera