Kthehu lart

Ndryshime në ligjet për gjykatat dhe këshillin gjyqësor

Ndryshime në ligjet për gjykatat dhe këshillin gjyqësor GazetaExpress

Zëvendës- ministri i drejtësisë, Oliver Ristovski sot prezantoi propozim- ndryshimet e reja në Ligjin për gjykata dhe Ligjin për Këshillin gjyqësor.

Ai u shpreh se teksti i këtyre dy ligjeve është harmonizuar me opozitën. Ndryshimi kryesorë duhet të garantojë se anëtarët e Këshillit Gjyqësor nuk do të mund më të ndryshojnë mënyrën me të cilën gradohen gjykatësit.

"Këto ndryshime më shumë kanë të bëjnë me mënyrën e vlerësimit të gjykatësve në çdo dy vjet gjatë vlerësimeve të rregullta, që të mund të konkurrojnë për poste më të larta. Janë dhënë analiza të hollësishme me tabela, nuk duam asgjë t’ia lëmë rastësisë, i vendosëm tabelat në ligj rreth mënyrës së vlerësimit të gjykatësve, që mos të lëmë hapësirë që Këshillit Gjyqësor të shkojë me akte nënligjore gjegjësisht me rregullore në mënyrën e vlerësimit të gjykatësve me pikë" – deklaroi zëvendësministër i drejtësisë Oliver Ristovski.

    Data: 14 Mars 2018 15:18
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera