Kthehu lart

Ndryshime elitare në drejtimin e njësive elitare të ushtrisë

Ndryshime elitare në drejtimin e njësive elitare të ushtrisë GazetaExpress

Mungesa e uniformave dhe kushteve të tjera bazë të ushtarëve ndikojnë në uljen e kapaciteteve të Armatës.

Ministrja e mbrojtjes Radmilla Sheqerinska tha se vijon procedura e furnizimit të ushtarëve me pajisjet e nevojshme sikurse rritjes së kuadrit tek njësitë speciale.

" ..puna dhe rezultatet e juaja varen nga kushtet në të cilat punoni, jetoni dhe nga kushtet të cilat u janë ofruar armatës dhe jo rastësisht një nga prioritet e kësaj Qeverie për këtë vit, ishte që të përmirësoj kushtet për punë për funksionim e armatës.. në procedurë janë blerjet e 14 mijë uniformave për pjesëtarët e armatës ndërkohë që në procedurë është edhe furnizimi me çizme për secilin pjesëtarët e armatës , si dhe rinovimi i objekteve të kazermës Ilinden" – deklaroi ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska.  

Këto komente u bënë në pranim-dorëzimin e postit për komandant të Regjimentit për operacione speciale nga komandanti Orce Jordanov tek komandanti Metodi Haxhi Janev. Nga ana tjetër përfaqësimi i shqiptarëve në njësitë speciale mbetet ende shumë i ulët. Në njësitin special “Ujqit” shqiptarët nuk janë aspak të përfaqësuar ndërsa, tek njësiti “Renxherët” janë të përfaqësuar vetëm 0.3 %. Edhe në njësitin “Skorpionët”, shqiptarët nuk janë fare të përfaqësuar ose janë në numër shumë të vogël./Alsat-M

    Data: 17 Maj 2018 18:00
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera