Kthehu lart

“Monstra”, Prokuroria Speciale kërkon lëndën

“Monstra”, Prokuroria Speciale kërkon lëndën GazetaExpress

Katica Janeva, nga Prokuroria për krim të organizuar dhe korrupsion e kërkoi dhe e morri për shqyrtim lëndën e rastit “Monstra”.

Lënda në Prokurorinë Speciale ka arritur të hënën, që sipas afateve ligjore nënkupton se më së voni deri më 20 mars patjetër do duhet të vendosë nëse Prokuroria e Katica Janevës do ta marrë kompetencën për vrasjen e pesëfishtë në liqenin e Smillkovës në vitin 2012.

Informatën se PSP e ka kërkuar lëndën për rastin “Monstra” i pari e kumtoi gjykatësi Ognen Stavrev edhe atë në seancën e sotme për këtë rast.

Kjo hasi në mospëlqim nga prindërit e të vrarëve, pasi pa prokuror kompetent, gjykimi patjetër duhej të shtyhej sërish.

Por, edhe të dëmtuarit edhe të akuzuarit insistuan që procesi sa më shpejtë të vazhdojë, kështu që seanca e radhës do jetë pas rreth një muaji.

Jashtë gjykatës avokatët e të akuzuarve deklaruan se presin që PSP ta marrë rastin dhe kjo do ishte konfirmim se në bisedat e përgjuara ka dëshmi që do hidhnin dritë të re në këtë rast.

"Sipas mendimit tonë, kjo duhej të bëhet më herët, por asnjëherë nuk është vonë të zbardhet e vërteta. Këtu janë dëmtuar të dyja palët" – tha avokati Sasho Dukovski.

Zhvillimi i këtillë i ngjarjeve nuk hasi në optimizëm te prinërit e të vrarëve, të cilët thonë se tashmë kanë humbur besimin në sistemin, sidomos pas informatave të reja për një pjesë të provave në këtë rast-si automjeti për arratisje.

"Gjykata tashmë gjashtë vite po tallet me rastin “Monstra”. Edhe partitë politike bëjnë pazarllëk me rastin tonë, po bëjnë pazar me gjakun e fëmijëve tonë. Pushteti i mëparshëm na thoshte një, ndërsa i tanishmi na thotë se vetura Opel Omega është e MPB-së dhe se ka humbur një telefon i një funksionari të lartë të kundërzbulimit që është gjetur në liqenin e Smillkovës" – tha Goran Naqevski, babai i të vararit Aleksandar Naqevski.

Rasti “Monstra” u kthye sërish në rigjykim pasi Gjykata Supreme i anuloi aktgjykimet e Gjykatës Themelore dhe të Apelit me të cilat gjashtë persona ishin dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e katër djelmoshave dhe një personi tjetër te liqeni i Smillkovës. Kërkesën për anulimin e aktgjykimit dhe kthimin e procedurës nga e para e bëri prokurorja Liljana Spasovska.

    Data: 14 Mars 2018 15:12
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera