Kthehu lart

Mjekja Lejla Iseni, kryetare e Këshillit komunal të Likovës

Mjekja Lejla Iseni, kryetare e Këshillit komunal të Likovës GazetaExpress E martë, 14 Nentor 2017 20:57

Gjatë ditës së sotme u bë konstituimi i Këshillit komunal në komunën e Likovës, ku për kryetar të Këshillit u zgjodh mjekja Lejla Iseni.

"Sot më dt. 14.11.2017 ( e martë ), u bë konstituimi i Këshillit të Komunës së Likovës, ku në fillim u bë verifikimi i 19 mandateve të këshilltarëve, e më pastaj pas formimit të komisioneve të nevojshme u bë edhe zgjedhja e Kryetarit të të Këshillit të Komunës së Likovës, me 12 vota ,,për,, , këshilltarja nga f.Ropalcë, e cila edhe ishte bartëse e listës së këshilltarëve të BDI-së, me profesion mjeke në Spitalin e Kumanovës, zonujusha, LEJLA ISENI. Kryetar-ja e KKL-së, pasi e mori detyrën pikë së pari i falemenderoi të gjithë për besimin që i dhan edhe në emër të vet i uroj të gjithë këshilltarët për mandatin e fituar, ku njëherit i garantoj të gjithëve se do ti përmbahet në përpikmëri rregullores së punës së këshillit, statutit dhe akteve tjera ligjore dhe nënligjore në fuqi. Kërkoi nga të gjithë konstruktivitet pa dallime, iu tha se të gjithë do të ken mundësin të debatojn, propozojn edhe të gjithë bashkë të sjellin vendime në të mirë të të gjithë qytetarëve. Gjithëashtu, në emer të vet e falemenderoi prezencën e Kryetarit të Komunës së Likovës, z.Erkan Arifi, e uroi për mandatin e fituar, edhe iu siguroi se ajo do jet urë lidhëse mes Kryetarit dhe Këshillit, po edhe do jet në bashkëpunim të vazhdueshëm me administratën komunale. Në fund, Kryetar-ja e KKL-së, fjalën ia dha Kryetarit të Komunës së Likovës, i cili i përshëndeti dhe falemenderoi së pari për prezencën ish Kryetarin e Komunës së Likovës, U.D. Bashkim Amidin dhe ish Kryetaren e KKL-së, zonjën Miribane Ajredini, po edhe të gjithë këshilltarët e rinj, duke ju uruar për mandatin edhe garantuar se ai bashkarisht me ato pa dallime, do të jap maksimumin që të gjithë bashkë do të arrijn të bëjn punë në të mirë të të gjithë banorëve." informojnë nga SHËRBIMI PËR INFORMIM I KOMUNËS SË LIKOVËS!

    Data: 14 Nentor 2017 20:57
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera