Kthehu lart

Misajllovski, Jançev dhe Nikolloski janë nënkryetarët e rinj të VMRO-DPMNE-së

Misajllovski, Jançev dhe Nikolloski janë nënkryetarët e rinj të VMRO-DPMNE-së GazetaExpress

Në mbledhjen e sotme të Komitetit qendror të VMRO-DPMNE-së për nënkryetarë të partisë janë zgjedhur Vllado Misajllovski, Mitko Jançev dhe Aleksandar Nikolloski. Vllado Misajllovski është ish ministër për Transport dhe Lidhje. Në...

Në mbledhjen e sotme të Komitetit qendror të VMRO-DPMNE-së për nënkryetarë të partisë janë zgjedhur Vllado Misajllovski, Mitko Jançev dhe Aleksandar Nikolloski.

Vllado Misajllovski është ish ministër për Transport dhe Lidhje. Në atë funksion erdhi në maj të vitit 2015, në vendin e Mile Janakieskit. Mitko Jançev është kryetari aktual i komunës së Kavadarit, ndërsa Aleksandar Nikolloski është deputet nga rradhët e kësaj partie, i cili poashtu ka qenë edhe i propozuar për ambasador të Maqedonsië në BE.

Sekretar i përgjithshëm i partisë është zgjedhur Igor Janushev, ish drejtor i NTP Shkup. Ai përmendej në “bombat” në lidhje me letërnjoftimet.

Në Komitetin qendror nuk ishin ftuar Ilija Dimovski dhe Antonio Milloshoski. Ata janë pjesë e nënshkruesve të letrës së hapur me të cilën kërkohej shtyrja e Kongresit të partisë, ku Mickoski u zgjodh për kryetar të ri të VMRO-DPMNE-së dhe me të cilën u kritikuar mungesa e procesit demokratik.

    Data: 12 Janar 2018 21:13
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera