Kthehu lart

Ministria e Jashtme e Shqipërisë dënon gjuhën e urrejtjes ndaj shqiptarëve

Ministria e Jashtme e Shqipërisë dënon gjuhën e urrejtjes ndaj shqiptarëve GazetaExpress

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë ka shprehur keqardhjen e saj dhe dënoi gjuhën e urrejtjes së përdorur në mbishkrime në hapësira publike në qytetin e Manastirir, në adresë të shqiptarëve.

Votimi i gjuhës shqipe në Maqedoni, ka krijuar një panoramë raciste në qytetin e Manastirit. Ditën e djeshme në rrjetet sociale  kanë qarkulluar pankarta me mbishkrime në dy gjuhët, në të cilën thuhej “Vdekje për Shqiptarët”.

Në lidhje me këtë, Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë ka dënuar aktin e djeshëm, ndërsa shpreh keqardhje për  gjuhën e urrejtjes së  përdorur në mbishkrimet në hapësirën publike në Manastir kundrejt shqiptarëve.

Në reagimin e ministrisë, theksohet se  nuk është hera e parë që Manastiri dhunohet qëllimisht , ndërsa kërkohet nga autoritetet maqedonase të hetojnë rastin dhe përgjegjësit të vihen para drejtësisë.Kjo sipas ministrisë së Jashtme, cenon interesat e bashkëjetesën mes shqiptarëve dhe maqedonasve.

Reagimi  i Ministrisë së Jashtme:

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë shpreh keqardhjen e saj dhe dënon gjuhën e urrejtjes së përdorur në mbishkrime në hapësira publike në Manastir, në adresë të shqiptarëve. Nuk është hera e parë që Manastiri, qyteti i kongresit historik të gjuhës shqipe dhunohet qëllimisht e në mënyrë të papranueshme nga akte të cilat kërkojnë të mbjellin urrejtje, përçarje e të nxisin tensione mes komuniteteve.

MEPJ u kërkon autoriteteve të Maqedonisë të hetojnë dhe të venë para përgjegjesisë autorët e këtyre sulmeve, të cilat bien ndesh e cënojnë frymën e bashkëjetesës dhe harmonisë në Maqedoni e në gjithë rajonin.


    Data: 19 Janar 2018 17:56
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera