Kthehu lart

Mickovski-Vuçiq: Ligji për gjuhët është i dëmshëm për Maqedoninë

Mickovski-Vuçiq: Ligji për gjuhët është i dëmshëm për Maqedoninë GazetaExpress

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski sot në Beograd u takua me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Fokus i bisedimeve ishin sfidat rajonale, metodat për intensifikimin e bashkëpunimit dhe interesat strategjike të Maqedonisë dhe Serbisë etj. 

Nga qendra për komunikim të VMRO-DMPNE-së informojnë se Mickoski ka potencuar se udhëheqja e politikave ndërfqinjësore dhe mirëkuptimi i ndërsjellë dhe respekti janë kyçe për të mirën e regjionit. 

Micoski ka theksuar se Maqedonia dhe Serbia ndajnë shumë vlera të përbashkëta, por edhe sfida lidhur me antarësimin në NATO dhe BE, që sipas tij, duhet bashkëpunim dhe këmbim të përvojave. 

Nga kjo parti gjithashtu thonë se Mickoski ka informuar Presidentin Vuçiq për situatën në Republikën e Maqedonisë, ku ka shprehur edhe brengosje për kapacitetin demokratik të Qeverisë aktuale. 

Ai gjithashtu ka theksuar se ligji për përdorimin e gjuhëve, e dërgon Maqedoninë mbrapa./Gazeta Express/

    Data: 14 Shkurt 2018 14:37
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera