Kthehu lart

Mickoski-Vuçiq: Maqedonia dhe Serbia ndajnë vlera të përbashkëta

Mickoski-Vuçiq: Maqedonia dhe Serbia ndajnë vlera të përbashkëta GazetaExpress

Maqedonia dhe Serbia ndajnë vlera të përbashkëta, por edhe pengesa lidhur me anëtarësimin në NATO dhe BE. Këtë e theksuan sot në takim kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, në Beograd.

Ata theksuan se është e nevojshme bashkëpunimi dhe shkëmbimi i përvojave, si dhe qasje transparente nga të dy palët.

Bashkëbiseduesit kanë shkëmbyer mendime edhe rreth temave për pengesat rajonale, mënyrat e intensifikimit të bashkëpunimit dhe interesat strategjike të të dy shteteve.

Mickovski ka thënë se politika e mirë ndërfqinjësore, mirëkuptimi mes vete dhe respektimi i parimeve bazë, paraqet dobi të madhe për gjithë rajonin.

    Data: 14 Shkurt 2018 19:08
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera