Kthehu lart

Mehmeti: Ja si i keqpërdorin partitë maqedonase shqiptarët

Mehmeti: Ja si i keqpërdorin partitë maqedonase shqiptarët GazetaExpress E diel, 13 Gusht 2017 15:30

Partitë maqedonase vijnë në pushtet ose nëpërmjet antishqiptarisë së sinqertë, ose nëpërmjet proshqiptarisë së rrejshme! Shkrimtari Kim Mehmeti vlerëson se partitë maqedonase vazhdojnë të vijnë në pushtet duke manipuluar me ndjenjat etnike të votuesve në Maqedoni.

Sipas tij, VMRO-DPMNE’ja vjen në pushtet duke marrë kryesisht votën e maqedonasve antishqiptarë, ndërkaq LSDM’ja maqedonase duke u  mbështetur mbi votuesit shqiptarë që i besojnë konceptit të saj të rrejshëm ‘qytetarë’ dhe proshqiptarë. Mehmeti vlerëson se  për këtë nuk janë fajtore partitë maqedonase por ato shqiptare, të cilat u treguan të paafta për ta mbrojtur shqiptarin nga regjimi, por shumë të suksesshme në mbrojtjen e sunduesve nga shqiptarët e ‘padëgjueshëm’.

Në vazhdim, komenti i plotë i Kim Mehmetit, i botuar në faqen e tij të FB:

“Antishqiptarin e VMRO-DPMNE’së,  më së miri e ka materializuar LSDM’ja maqedonase, duke u treguar parti me koncept ‘qytetare’ dhe kinse proshqiptare, e duke qenë në thelb thuajse po aq albanofobe sa edhe DPMNE’ja. Kështu që partitë maqedonase i ka sjellë në pushtet, o antishqiptaria e sinqertë, që ua ka garantuar votën maqedonase, o  proshqiptaria e rrejshme, që ua ka sjellë edhe votën e shqiptarëve! Pra sunduesit maqedonas kanë pasur krah vetes, ose vasalët e ndonjë partie shqiptare, ose shqiptarët ‘mendjehapur’,  që janë anëtarësuar në të dhe e kanë përkrahur konceptin ‘qytetarë’ të LSDM’së?! Dhe duhet qenë i drejtë: për këtë nuk janë fajtore partitë maqedonase, por ato shqiptare, që nuk u treguan të afta ta mbrojnë shqiptarin nga regjimi, por nëpërmjet ‘muskulozëve e komandantëve’ të vet,  e mbronin sunduesin nga shqiptarët!  Me çka shqiptarët fillua më shumë t’u besojnë partive maqedonase, se sa atyre shpotare dhe, që i çoi  partitë maqedonase të besojnë se ata që mund t’i  kontrollojnë shqiptarët e Maqedonisë janë, ose vasalët partiak mirë të paguar, ose muskulorët e ‘komandantët’ e mëhallës, që mund t’i dhunojnë e kërcënojnë votuesit, por për të cilët nuk do vlejë ligji!”,  shkruan Mehmeti. /360grade.al/

    Data: 13 Gusht 2017 15:30
    Autori: GazetaExpress
    • Tërmet në Shkup 0

    Të tjera