Kthehu lart

Mariçiq: Maqedonia po përparon, dëmet nuk riparohen brenda natës

Mariçiq: Maqedonia po përparon, dëmet nuk riparohen brenda natës GazetaExpress

Raporti i Komisionit Europian është verifikim i përpjekjeve për të gjithë që kontribuan: Qeveria, Parlamenti, gjitha partitë, organizatat qytetare, mediumet, thotë Bojan Mariçiq, këshilltarë për eurointegrime në Kabinetin e Kryeministrit Zoran Zaev, transmeton Zhurnal.

“Si rezultat i përparimit të arritur, Komisioni Europian propozon hapjen e bisedimeve për anëtarësim me Maqedoninë. Vazhdimi i zbatimit të reformave do të jenë kyçe për progresin e ardhshëm të vendit. Për ta mbështetur këtë, KE do të zbaton qasje më të fuqishme lidhur me gjyqësorin, të drejtat fundamentale, liritë dhe sigurinë në vend. Këto janë pjesë e konkludimit të Komisionit Europian për Maqedoninë, me të cilën kthehet propozimi i pakushtëzuar për negociata. Në këtë është cekur se Maqedonia në pjesë të madhe e ka kaluar krizën e thellë politike dhe se për disa reforma do të duhet kohë që të zbatohen, sepse dëmi që është shkaktuar vitet e kaluara nuk mund të kompenzohet brenda natës”, thotë Mariçiq./Gazeta Express/

    Data: 17 Prill 2018 11:55
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera