Kthehu lart

Maqedonia pret rekomandim të pakushtëzuar nga KE

Maqedonia pret rekomandim të pakushtëzuar nga KE GazetaExpress

Komisioni Evropian sot pritet të rekomandoj fillim të pakushtëzuar të negociatave për Maqedoninë. Kjo thuhet në raportin për Maqedoninë, deri tek i cili ka arritur MIA. Megjithatë, burime nga Brukseli paralajmërojnë se formulimi mund të ndryshoj në moment të fundit.

Në dritën e përparimit të arritur Komisioni Evropian rekomandon që bisedimet për anëtarësim të fillojnë me ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë. Vendimtare do të jetë mbajtja dhe thellimi i hapave të tanishëm të prioriteteve urgjente të reformave./Gazeta Express/

    Data: 17 Prill 2018 09:53
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera