Kthehu lart

”Maqedonia do të jetë anëtarja e ardhshme e NATO-s”

”Maqedonia do të jetë anëtarja e ardhshme e NATO-s” GazetaExpress E martë, 14 Nentor 2017 21:52

Sllovenia me kujdes e ndjek dhe e aprovon politikën e fqinjësisë së mirë dhe atë rajonale të Republikës së Maqedonisë si një ndër kushtet për anëtarësim në BE dhe në NATO dhe mbetet mbështetëse e fuqishme të saj në këto procese, tha presidenti i Republikës së Sllovenisë Borut Pahor në takimin e sotëm me kryeministrin Zoran Zaev.

Siç informon pres shërbimi qeveritar, Pahor sinqerisht shpreson se shumë shpejt Maqedonia do të jetë anëtarja e ardhshme e NATO-s dhe se me BE-në së shpejti do të arrihet marrëveshje për fillim të negociatave inkuadruese.

Kryeministri Zaev theksoi se koalicioni qeveritar në Republikën e Maqedonisë pas zgjedhjeve lokale, rezultatet e të cilave e konfirmuan mbështetjen për politikat aktuale, tani ka për obligim sa është e mundur më shpejt dhe më solide t’i vazhdojë reformat e filluara të reformave.

“Tentojmë para Parlamentit tonë të shfaqemi me ligje të qëndrueshme dhe të rëndësishme reformuese në shumë fusha për të cilat presim dhe do të stimulojmë mbështetje më të gjerë nga forcat politike brenda në Parlament. Përcaktimi ynë është që ta përforcojmë rolin e Parlamentit pas krizës politike dhe ta kthejmë besimin në institucionet”, tha Zaev.

Lidhur me aspiratat euroatlantike, ai informoi se do të punohet dhe po përgatiten kushte për koncensus politik.

Zaev në takimin e uroi Pahorin për rizgjedhjen dhe i dërgoi urime në emër të presidentit të Maqedonisë, Gjorge Ivanov.

Kryetari i Qeverisë pati takim edhe me kryetarin e Kuvendit slloven Millan Bërglez. E ka informuar për proceset aktuale më të rëndësishme në Republikën e Maqedonisë dhe theksoi se inkurajimi që shteti ynë e mori gjatë kësaj vizite, janë shenjë se është zgjedhur rruga dhe mënyra e vërtetë për zgjidhjen e çështjeve thelbësore me interes të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë.

Kryetari i Kuvendit slloven theksoi se vendi i tij është gjithmonë i gatshëm për bashkëpunim dhe zgjerim të marrëdhënieve dhe ofroi ndihmë dhe mbështetje të plotë në aspiratat e vendit tonë, veçanërssht në procesin e bashkëpunimit parlamentar të vendeve të Evropës Juglindore.

Në bisedën, Zaev i transmetoi përshëndetjet nga kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë Talat Xhaferi dhe gatishmërinë e Parlamentit të Maqedonisë që ta vazhdojë bashkëpunimin me Kuvendin slloven.

Në këto takime, Zaev ishte i shoqëruar nga zëvendëskryetari i Qeverisë dhe ministër i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Lupço Nikolovski, ministri pa portofol i angazhuar për Diasporë Edmond Ademi dhe sekretari shtetëror në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Viktor Dimovski.

Me takimet e presidentit të Sllovenisë Borut Pahor dhe me kryetarin e Kuvendit slloven, përfundoi vizita zyrtare e delegacionit qeveritar të Republikës së Maqedonisë.

    Data: 14 Nentor 2017 21:52
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera