Kthehu lart

Maksuti dorëzohet: BDI nuk ka pasur zgjedhje me të vështira se këto

Maksuti dorëzohet: BDI nuk ka pasur zgjedhje me të vështira se këto GazetaExpress

Edhe përkundër trumbetimeve të shumta dhe anketave të montuara, shefi i shtabit komunal të BDI-së në Tetovë, Bekim Maksuti, është dorëzuar dhe ka pranuar se zgjedhjet lokale të 15 tetorit janë zgjedhjet më të vështira për BDI-në që nga themeili i kësaj partie, transmeton Express.

Në tubimin përmbyllës në Tetovë këto ishin fjalët e para të tij duke shtuar se këto zgjedhje njëherësh janë edhe sfiduese për partinë e Ahmetit. “Të dashur bashkëqytetar të komunës së Tetovës dhe komunave rurale, simpatizant të BDI-së, vëllezër dhe motra. 

Zgjedhjet lokale të 2017-shit paraqesin zgjedhjet më tëvështira dhe më sfiduese deri më tani. Hera e parë është që në Komunën eTetovës garojnë 4 kandidat shqiptar të këtij niveli”, tha Bekim Maksuti, shef i shtabit lokal të BDI-së në Tetovë./Express/

    Data: 13 Tetor 2017 12:54
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera