Kthehu lart

LSDM shpërblen kandidatin e saj për komunën e Likovës

LSDM shpërblen kandidatin e saj për komunën e Likovës GazetaExpress E martë, 14 Nentor 2017 18:31

Tre poste ia ka ofruar LSDM kandidatit të saj në komunën e Likovës, Hadi Osmani.

Burime partiake thonë se posti i parë që i është ofruar Osmanit është posti i drejtorit në një drejtori të rëndësishme në Ministrinë e Punëve të Brendshme. 

Ky është posti që me gjasë do ta pranojë Osmani. Atij poashtu i është ofruar post në një sektor të Ministrisë së Bujqësisë, si dhe në Ministrinë për Shoqëri Informatike.

Osmani është i njohur si person me lidhje të forta me kreun partiak të LSDM-së, duke filluar nga kryetari i partisë Zoran Zaev, nënkryetarin Muhamed Zeqiri, si dhe me ministrin e Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski. 

    Data: 14 Nentor 2017 18:31
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera