Kthehu lart

LSDM: Reagimet e VMRO-DPMNE-së janë tinëzare

LSDM: Reagimet e VMRO-DPMNE-së janë tinëzare GazetaExpress

LSDM-ja përmes një kumtese të lëshuar për mediat e vendit ka reaguar ndaj partisë opozitare, VMRO-DPMNE, e cila, sipas kësaj partie, po vazhdon me reagime tinëzare dhe të pabazuara dhe duke theksuar edhe një herë se Ligji për përdorimin e gjuhëve nuk e rrezikon gjuhën maqedonase.

Nga kjo parti thonë se pohimet e VMRO-DPMNE-së janë të pa bazuara, sepse ndryshimet në Ligjin për përdorimin e gjuhëve janë tërësishtë në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë dhe amandamentit 5.

“Ligji nuk favorizon, por e përparon përdorimin e të gjitha gjuhëve të komuniteteve që sjanë shumë në Maqedoni.Me ndryshimet e Ligjit, përdorimi i gjuhës maqedonase dhe shqipe, nuk do të jetë identike, nuk cënohet gjuha maqedonase dhe shkrimi i saj, si gjuhë zyrtare në tërë teritorin dhe në marrëdhënie me jashtë”.

Sipas LSDM-së, ka një angazhim të unifikuar dhe do të jetë një dobi për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë.

    Data: 12 Janar 2018 17:02
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera