Kthehu lart

Lofven: Maqedonia shembull për Ballkanin Perëndimor (VIDEO)

Lofven: Maqedonia shembull për Ballkanin Perëndimor (VIDEO) GazetaExpress

Kryetari i Qeverisë së Maqedonisë, Zoran Zaev, si pjesë e aktiviteteve të tij në Samitin e Bashkimit Evropian (BE) për Ballkanin Perëndimor (BP) në Sofje, sot është takuar me kryeministrin e Mbretërisë së Suedisë, Stefan Lofven, njofton Portalb.mk.

Bashkë me zëvendëskryeministrin për Çështje Evropiane, Bujar Osmani dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, kryeministri Zaev shprehu kënaqësi për marrëdhëniet e afërta politike dhe mirëkuptimin reciprok mes dy vendeve, e cila është bërë edhe me deklaratë mes Mbretërisë së Suedisë dhe Republikës së Maqedonisë, si dhe me marrëveshjet e reja për asistim bilateral të Mbretërisë së Suedisë për vendin tonë.

Në takim, është theksuar se Maqedonia ka bërë lëvizje serioze pozitive në tërë rajonin dhe se është shembull se si një vend i vogël mund të jetë shpresë për Ballkanin Perenimor dhe Evropën.

“Kryeministri Zev e ka njoftuar e ka njoftuar kryeministrin Lofven me momentin aktual politik në Maqedoni, dhe ka theksuar se Qeveria e RM-së është e motivuar me vullnet të fuqishëm politik që t’i zbatojë deri në fund reformat për sundim të së drejtës, për institucione publike të pavarura në shërbim të qytetarëve dhe në krijimin e kushteve për media të lira. Në takimin Zaev – Lofven, është theksuar se hapat pozitiv që Maqedonia i praktikon në lidhje me marrëdhëniet fqinjësore nëpërmjet dialogut të hapur, ndërtimin e urave të besimit dhe të respektimit reciprok, do të japë rezultate edhe në rrjedhën e bisedimeve për çështjen e emrit me Republikën e Greqisë”, thuhet në kumtesën e Qeverisë.

Të dy bashkëbiseduesit janë pajtuar se pas rekomandimit të pakushtëzuar të KE-së për fillimin e negociatave për anëtarësim të Maqedonisë në BE, pritja e vendimit për datën për fillim të negociatave me BE-në, që duhet ta miratojë Këshilli i Evropës në qershor, do të jetë fuqia e re lëvizëse për implementimin dhe prioritarizimin e reformave në Maqedoni.

Zaev theksoi se mbështetja e Mbretërisë së Suedisë në Këshillin Evropian të BE-së, që të caktohet data për fillimin e bisedimeve, do të parandalojë stagnim të reformave dhe të proceseve evropiane, por edhe intensifikimin e nacionalizmit dhe jo-stabilitetit në rajon. /Express/

    Data: 17 Maj 2018 14:22
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera