Kthehu lart

Ligji për gjuhët, Harxhi: Aplikimi i dygjuhësisë, jo i shpejtë

Ligji për gjuhët, Harxhi: Aplikimi i dygjuhësisë, jo i shpejtë GazetaExpress

Me gjithë nisjen në mënyrë mjaft pozitive të vitit 2018 për Maqedoninë, duket se nuk do të jetë e afërt dita kur dygjuhësia të nisë nga aplikimi, e kjo duket qartë edhe nga stërzgjatja e fillimit të procedurës parlamentare për miratimin e Ligjit të gjuhëve.

Ekspertja për çështjet e rajonit, ish zëvendësministre e Punëve të Jashtme në Shqipëri, Edith Harxhi, shprehet për TVM2 se në rast se për këtë çështje do të ketë referendum, gjasat që të vendoset kundër dygjuhësisë janë të mëdha.

Edith Harxhi i sheh pozitivisht edhe bisedimet mes Greqisë dhe Maqedonisë për emrin, por parasheh kundërshti gjatë rrugës, të cilat pritet të vështirësojnë një vendim konkret e të afërt.

Harxhi potencon se Maqedonisë i duhen ndryshime urgjente në disa ligje, në mënyrë që shqiptarët të realizojnë në praktikë të gjitha të drejtat që u takojnë si qytetarë të rëndësishëm të shtetit.

    Data: 14 Shkurt 2018 19:17
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera