Kthehu lart

Kur populli paguan për jetë më të mirë

Kur populli paguan për jetë më të mirë GazetaExpress

Më shumë se 10 persona nga kabineti qeveritar i Zoran Zaev ishin të pranishëm gjatë vizitës zyrtare në Lubjanë, anëtarë të kabinetit, një fotoreporter i posaçëm i punësuar, një kameraman, pastaj kjo ekspeditë ishte e plotësuar edhe me këshilltarin për publikun Bojarovski, e gjitha kjo në logari të shtetit.

Në udhëtimin e paguar të zyrtarëve të qeverisë përfshihet edhe udhëtimi dhe siç mësohet, ata kanë arritur aty nga Prishtina në Lubjanë me avion dhe janë vendosur në një hotel me 5 yje, gjë që vetëm rrit sasinë e shpenzimeve. Për më tepër, ata për këtë kanë marrë edhe mëditje, e cila nga qyteti në qytet që vizitohet është e ndryshme, duke filluar nga 60 e deri në 90 euro në ditë. Vetëm për këta 10 persona, kostoja totale totale në të cilën përfshihen edhe bileta, akomodimi, shpenzimet e mbuluara të ngrënies dhe mëditjet shtesë arrijnë vlerën mbi 20 mijë euro.

Zyrtarët qeveritarë që shkuan në një numër jashtëzakonisht të madh ishin të akomoduar për disa ditë në një hotel në qendër të Lubjanës "Grand Hotel Union", i cili është vetëm 150 metra larg sheshit qendror. Hoteli ka pishinë të brendshme, qendrën spa, palestër, sallë të madhe të koncerteve dhe sallë të kinemasë.

Gjithashtu, zyrtarët qeveritarë të sapoemruar nuk kanë humbur kohë dhe menjëherë në profilet e tyre të Facebook kanë nxjerrë fotografitë e tyre gjatë vizitës, si dhe kanë publikuar fotot panoramike të idileve dimërore të Lubjanës. Dhe e gjithë kjo ndodh në kohën kur kryeministri Zaev po na shpjegon nevojën për shkurtime dhe rritje të akcizës për naftën, të cilat shkojnë në kurriz të qytetarëve të Maqedonisë.1

    Data: 14 Nentor 2017 20:17
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera