Kthehu lart

Kumanovë, paditet mësuesja me diplomë të falsifikuar

Kumanovë, paditet mësuesja me diplomë të falsifikuar GazetaExpress

Policia e Kumanovës ka ngritur padi penale kundër S.XH.E. nga fshati Romanovcë nën dyshimin e kryerjes së veprës penale "falsifikimi itëdokumentit" , si dhe vazhdimin e veprës penale nën akuzën për"përdorim të dokumentit me përmbajtje të rreme".

Siç është raportuar nga Ministria e Punëve të Brendshme, gjatë vitit 1999, e raportuara ka blerë një diplomë të falsifikuar nga Universiteti i Sofjes "Kliment Ohridski" (Bullgari), me ç'rast ka marrë titullin pedagog.  Të njëjtën,  ajo e ka paraqiti si të vërtetë në universitetin Shën Kliment Ohridski "- Fakulteti i Filozofisë në Shkup, për nostrifikimin, për të cilin ajo edhe ka marrë edhe vërtetim për nostrifikim.

Pas kësaj, në vitin 2003 e akuzuara diplomën e ka paraqitur si të vërtetë në shkollën fillore "Kirili dhe Metodi" në fshatin Romanovcë, të Kumanovës, ku nga 6 tetor 2003 deri në vitin 2009 'janë bërë kontratat paune me kohë të caktuar. Në tetor të vitit 2009 ajo ka marrë edhe vendim pune për kohë të pacaktuar. Me këto veprime e lartpërmendura, ka fituar në mënyrë të paligjshme një sasi të konsiderueshme të parave nga buxheti i shtetit.

    Data: 12 Janar 2018 18:33
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera