Kthehu lart

KSHZ i paralajmëroi tre konferenca shtypi ditën e zgjedhjeve

KSHZ i paralajmëroi tre konferenca shtypi ditën e zgjedhjeve GazetaExpress

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) paralajmëroi se të dielën, në ditën e zgjedhjeve lokale do t'i mbajë tre konferenca shtypi, në orën 11:00, në orën 14:00 dhe në orën 18:00.

 Në konferencat për shtyp do të publikohen informacione për jehonën dhe për rrjedhën e votimit deri në orën 10:00, deri në orën 13:00 dhe deri në orën 17:00. Konferencat do të hapen për mediat vendore, vëzhguesit e akredituar vendor dhe të huaj, gazetarët e huaj të akredituar, si dhe për përfaqësuesit e autorizuar të shtruesve të listave të kandidatëve. Pas mbylljes së vendvotimeve në orën 19:00, KSHZ në vazhdimësi do t'i publikojë rezultatet jozyrtare paraprake të zgjedhjeve lokale. 

    Data: 13 Tetor 2017 14:00
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera