Kthehu lart

Kontesti rreth emrit, Bejli: zgjidhja ndihmon dy vendet dhe rajonin

Kontesti rreth emrit, Bejli: zgjidhja ndihmon dy vendet dhe rajonin GazetaExpress

Ambasadori amerikan, Xhes Bejli, ka ripërsëritur se SHBA-të inkurajojnë të dy vendet të gjejnë një zgjidhje për emrin, që do të jetë në interes të të dy shteteve, duke potencuar se zgjidhja e kësaj çështje është në interes të të gjithë rajonit.

“SHBA me vëmendje i ndjek zhvillimet si në Greqi ashtu dhe në Maqedoni, të dy vendet janë aleatët tanë. Shpresojmë në bashkëpunimin e dy vendeve dhe se ata vetë do të gjejnë një zgjidhje të përbashkët për emrin, sepse zgjidhja e çështjes së emrit i ndihmon të dy vendeve, por dhe rajonit”,- u shpreh ambasadori i SHBA-ve në Shkup, Xhes Bejli.

    Data: 14 Mars 2018 15:47
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera