Kthehu lart

Konfiskohet drogë në Kërçovë, dy të arrestuar

Konfiskohet drogë në Kërçovë, dy të arrestuar GazetaExpress

Stacioni policor në Kërçovë ka ngritur kallëzim penal ndaj personave A.A (34) dhe L.F (24), që të dy nga rajoni i Kërçovës, për arsye të dyshimeve të kryerjes së veprës penale “prodhim të pa autorizua dhe lëshim në qarkullim të lëndëve narkotike, substabca psikotrope dhe prekursorëve”.

Sipas informatave të siguruara, policia ka kryer kontroll në të dy shtëpit e të dyshuarve ku ata jetojnë. Me këtë rast A.A është arrestuar pasi që tek ai u gjetën 22 pako kokaine.

Gjatë kontollit, F.L, e dashura e të arrestuarit, pengoi policinë gjatë punës së tyre zyrtare. E njëjta ka arritur që disa pako t’i hedh nga çatia e shtëpisë të cilat më vonë janë gjetur nga policia. Pas kontrollit, janë gjetur edhe 6.660 euro për të cilat ekziston dyshimi se janë fituar nga shitja e lëndëve narkotike.

    Data: 14 Mars 2018 11:29
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera