Kthehu lart

Kondova jashtë rrezikut, normalizohet situata me zjarret

Kondova jashtë rrezikut, normalizohet situata me zjarret GazetaExpress E diel, 13 Gusht 2017 09:13

Situata në fshatin Kondovë të Shkup është stabilizuar bëjnë të ditur nga Qendra për Menaxhim me Kriza. Raportohet se nuk ka shtëpi të kapluara nga zjarri dhe se zjarri ka ndryshuar drejtim.

“Sipas informatave që vijnë nga tereni në fshatin Kondovë nuk ka shtëpi të kapluara nga zjarri, drejtimi i zjarrit është ndryshuar dhe fshati Kondovë nuk është në rrezik, ekipet po punojnë në teren. Për çdo informacion të ri, ne do t’ju informojmë në mënyrë plotësuese dhe në kohë”, njoftuan nga Qendra për Menaxhim me Kriza.

    Data: 13 Gusht 2017 09:13
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera