Kthehu lart

Këta janë dy shqiptarët që po pretendojnë të zënë vendin e presidentit Ivanov

Këta janë dy shqiptarët që po pretendojnë të zënë vendin e presidentit Ivanov GazetaExpress

Kryetarja e Komunës së Tetovës Teuta Arifi dje në një debat të organizuar para qytetarëve dhe studentëve të Tetovës tha se në të ardhmen mund të jetë presidente e shtetit.

Edhe pse zgjedhjet presidenciale janë në vitin tjetër, nuk dihet nëse mund të jetë si kandidate e vetme koncesuale për presidente.“Ju si presidente e shtetit, mund të ndihmoni” ishte një nga deklaratat një qytetari të Tetovës. Ndërsa Kryetarja Arifi u përgjigj se tani nuk është por të ardhmes nuk i dihet dhe mund të jetë presidente.

“S’jam e shtetit, por në të ardhmen mund të jem”, ka deklaruar Kryetarja Arifi.Para Arifit edhe një shqiptar tjetër ka shprehur pretendime për postin e presidentit të Maqedonisë. Bëhet fjalë për gazetarin dhe opinionistin e njohur, Ejup Berisha, i cili një kohë ka qenë edhe anëtar i kabinetit presidencial./Express/

    Data: 17 Maj 2018 14:15
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera