Kthehu lart

Këshilli Organizativ: Varrimi i viktimave të gjenocidit në Kërçovë do të bëhet këtë fundjavë

Këshilli Organizativ: Varrimi i viktimave të gjenocidit në Kërçovë do të bëhet këtë fundjavë GazetaExpress E martë, 14 Nentor 2017 22:36

Këshilli Organizativ për zbulimin e krimeve ndaj shqiptarëve dhe varrimin e mbetjeve mortore të viktimave nga masakrat nga viti 1913 e deri pas Luftës së Dytë Botërore që u gjetën në komunën e Kërçovës, mbajti takim në Zajaz.

Ky këshill vendosi që varrimi i mbetjeve mortore të viktimave të gjenocidit ndaj shqiptarëve do të bëhet të shtunën, më 18 nëntor 2017, me fillim në ora 13:00 në Qendrën Përkujtimore “Nëna Shqiptare” në Zajaz të Kërçovës.

Kohë më parë, në Zajaz dhe në vende tjera në Kërçovë u zbuluan varreza masive të viktimave nga masakrat ndaj shqiptarëve nga viti 1913 e deri pas Luftës së Dytë Botërore.

    Data: 14 Nentor 2017 22:36
    Autori: GazetaExpress
    • Çfarë po ndodhë me koalicionin ASH-BESA ? 0

    Të tjera