Kthehu lart

Kandidati i BDI-së harron të flasë shqip, votuesve u drejtohet në gjuhën maqedone

Kandidati i BDI-së harron të flasë shqip, votuesve u drejtohet në gjuhën maqedone GazetaExpress

BDI po dëshmon se është në gjendje edhe të gjunjëzohet në tentim për të shpëtuar në 48 orët e fundit para ditës së votimit, transmeton Express.

Se deri ku mund të shkojë nënshtrimi i BDI-së dëshmon postimi i fundit i kandidatit të kësaj partie për këshilltarë në qytetin e Shkupit, Enver Maliqi të cilit i vjen turp të flas shqip dhe ka vendosur që votuesve të ju drejtohet në maqedonisht.

 Ai në profilin e tij personal ka postuar një shkrim, lutje për vota, por të njëjtën nuk e ka bërë as në shqi, as në dy gjuhë, por vetëm në gjuhën maqedonase. Kjo dëshmon edhe një herë se funskionarët e BDI-së dhe kandidatët e kësaj partie janë në gjendje të heqin
dorë edhe nga identiteti kombëtar dhe fetar vetëm e vetëm me shpresë se mund të
fitojnë ndonjë votë eventuale./Express/


    Data: 13 Tetor 2017 12:45
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera