Kthehu lart

Jankullovska: Qëndroj prapa asaj që kam thënë në gjyq

Jankullovska: Qëndroj prapa asaj që kam thënë në gjyq GazetaExpress

Ish-Ministrja e Brendshme, Gordana Jankulovska në një deklaratë për Makfax ka thënë se gjithçka e ka prezantuar në gjykatë dhe se nuk do të devijojë prej saj.

Jankulloska për një kohë të gjatë është e distancuar nga publiku. Ajo thotë se nuk ka asnjë koment për akuzat dhe se gjithçka që ka qenë e nevojshme është thënë në periudhën e kaluar.

Para një javë ish ministrja në seancë gjyqësore të rastit "Tank" u ankua se të drejtat e saj njerëzore ishin shkelur dhe ka cituar vendimet e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut për të shpjeguar se privatësia e saj është shkelur.

    Data: 14 Nentor 2017 19:16
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera