Kthehu lart

Ja porosia e BE-së për ditën e votimeve

Ja porosia e BE-së për ditën e votimeve GazetaExpress

Zgjedhjet lokale më 15 dhe 29 tetor janë mundësi për qytetarët të shprehin pikëpamjet e tyre për drejtimin e komunave të tyre që mund të lëvizin drejt së ardhmes.

BE- ja i nxit liderët politikan, partitë e tyre, si dhe anëtarët relevant ta shfrytëzojnë procesin zgjedhor për ta vërtetuar dhe treguar vëmendjen e tyre për vlerat demokratike dhe qeverisjen e drejtësisë”, jepet në deklaratën e Delegacionit për BE- n si dhe ambasadat e vendeve anëtare të BE- së, në prag të zgjedhjeve në Maqedoni. “U bëjmë thirrje liderëve të partive politike dhe anëtarët partiak të mundësojnë mbajtjen e zgjedhjeve pa frikësimin e qytetarëve dhe pa dhunë. Me rëndësi është t’ju përkujtojmë që të bëhet një ndarje e qartë midis aktiviteteve dhe resurseve shtetërore dhe atyre partiake para, gjatë dhe pas kohës së zgjedhjeve. Thërrasim mediet t’u sigurojnë qytetarëve informim të llojllojshëm dhe objektiv të cilëve u është e nevojshme për të sjellë vendim informativ në ditën e zgjedhjeve. Me rëndësi është të përmendim vështruesit ndërkombëtar të zgjedhjeve, veçanërisht OBSE/ODIHR. Çdo votë është e rëndësishme. U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve ta përmbushin të drejtën e tyre të votës demokratike dhe në atë mënyrë ta formojnë të ardhmen në  komunat e tyre”, potencohet në deklaratën e përbashkët të Delegacionit të BE-së  dhe ambasadave vende anëtare në BE-n në Shkup.

    Data: 13 Tetor 2017 13:38
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera