Kthehu lart

Ja kush e zëvendëson Zoran Petreskin si kryetar të Odës së Përmbaruesve

Ja kush e zëvendëson Zoran Petreskin si kryetar të Odës së Përmbaruesve GazetaExpress

Përmbaruesi Zoran Dimov, i emëruar për rajonin e Gjykatës Themelore Shkupi 1 Shkup dhe Gjykatën Themelore Shkupi 2 Shkup, është kryetar i ri i Odës së Përmbaruesve të Republikës së Maqedonisë (OPRM), transmeton Express.

Nga Oda informojnë se Dimov është zgjedhur për kryetar në Asamblenë e jashtëzakonshme të OPRM-së, të mbajtur më datën 10 të këtij muaji.

Kryetari i deritanishëm i Odës, Zoran Petreski në gusht të këtij viti parashtroi dorëheqje nga funksioni për arsye personale./Express/

    Data: 13 Tetor 2017 12:26
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera