Kthehu lart

Ivanov për vizitë zyrtare në Bullgari

Ivanov për vizitë zyrtare në Bullgari GazetaExpress

Presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov prej sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare dyditëshe në Republikën e Bullgarisë, në ftesë të homologut bullgar Rumen Radev.

Presidenti Ivanov siç kumtoi kabineti i tij, në Sofje me nderime më të larta shtetërore do të pritet nga presidenti bullgar Radev.

Është parashikuar të dy presidentët të mbajnë tet-a-tet takim, pas së cilës të dy delegacionet zyrtare të mbajnë mbledhje plenare. Presidenti Ivanov, i shoqëruar nga presidenti Radev do të dorëzojë kurorë para Përmendores së ushtarit të panjohur në Sofje.

Gjatë vizitës zyrtare, presidenti Ivanov do të mbajë takim me kryetaren e Kuvendit Kombëtar në Republikën e Bullgarisë, Cveta Karajançeva, me kryeministrin bullgar Bojko Borisov dhe me zëvendëskryetaren e Qeverisë dhe ministre e Punëve të Jashtme, Ekaterina Zaharieva.

Presidenti Ivanov do ta vizitojë edhe Qendrën kulturore-informative të Republikës së Maqedonisë në Sofje, ku është parashikuar takim me qytetarët e Maqedonisë, ekonomistët dhe aktivistët kulturor të cilët jetojnë dhe punojnë në Republikën e Bullgarisë.

Gjatë vizitës zyrtare të Bullgarisë presidenti Ivanov do të shoqërohet nga bashkëshortja Maja Ivanova./Gazeta Express/

    Data: 14 Qershor 2018 10:02
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera