Kthehu lart

Intensifikohen bisedimet për emrin, ministrat mund të takohen nesër

Intensifikohen bisedimet për emrin, ministrat mund të takohen nesër GazetaExpress

Pas takimit të djeshëm maratonik në kryeqytetin austriak, takimi i ardhshëm mes ministrave të Jashtëm të Maqedonisë dhe Greqisë, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Kocias, mund të ndodh gjatë dy ditëve të ardhshme në Sofje.

Takimi pritet të ndodh në margjiant e këshillit joformal të MPJ-së nga BE-ja me ministrat e vendeve kandidate për integrim, në të cilin do të marrin pjesë dy diplomatët.

Ndërkohë, në lidhje me takimin e djeshëm, asnjëra palë nuk ka shpalosur detaje. Por, sipas mediave greke, në takimin që e kishin dy ministrat para takimit të tyre me Nimicin, patën bisedë për çështjet thelbësore dhe procedurale. Sipas tyre, bisedimet nuk zhvillohen më për të përcaktuar se cili do të jetë emri, por përdorimi i tij, nacionaliteti dhe gjuha.

Ndërkohë, e gjitha që u tha publikisht nga ministritë e dy vendeve nëpërmjet komunikatave, është se palët kanë vendosur të vazhdojnë përpjekjet nën mbikëqyrjen e OKB-së.

MPJ e Maqedonisë

“Sot në zyrën e Kombeve të Bashkuara në Vjenë i dërguari personal i sekretarit gjeneral të OKB, Metju Nimic, kishte takim të përbashkët me ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov dhe me ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Kocias. Pas takimit konstruktiv që është pjesë e përpjekjeve për gjetjen e një zgjidhje të pranueshme dhe të përbashkët për tejkalimin e dallimeve rreth emrit, ministrat e punëve të jashtme ranë dakord që të vazhdojnë përpjekjet nën mbikëqyrjen e Kombeve të Bashkuara.”

Me një komunikatë të ngjashme doli edhe Ministria e Jashtme e Greqisë, ku po ashtu theksohet se minsitrat u dakorduan që përpjekjet të vazhdojnë nën mbikqyrjen e OKB-së.

Takimi në Vjena ka zgjatur nga ora 09:30 deri në orën 16:40. Gjatë takimit, Dimitrov, Kocias dhe Nimic kanë pasur edhe drekë pune të përbashkët. 

    Data: 14 Shkurt 2018 16:32
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera