Kthehu lart

"Ilindenska Republika Makedonija" do të jetë emri ri i Maqedonisë

"Ilindenska Republika Makedonija" do të jetë emri ri i Maqedonisë GazetaExpress

Një zgjidhje e padëgjuar deri tani në kontestin disavjecar rreth emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë.

“Ilindenska Republika Makedonija” është zgjidhja e dakorduar dhe e pranueshme që fshihet pas delaratës së sotme të kryeministrit Zoran Zaev ne Sofje, kur tha se ekziston një zgjidhje e pranueshme për te dyja palët. 

Kështu bëjnë të ditur burime diplomatike të Gazetës Express në Maqedoni.

Njësoj raportojnë edhe media të tjera, duke u thirrur në burimet e tyre. 

Kjo zgjidhje kompromisi duhet të mare drite jeshile edhe nga opozita e të dyja vendeve. 

Këto konsultime i paralajmëroi edhe kryeministri Zoran Zaev në konferencen për gazetarë pas përfundimit të Samitit të BE-së për Ballkanin Perëndimor në Sofje. 

Për momentin nuk ka konfirmim zyrtar për këtë zgjidhje të mundshme të dakorduar mes dy kryeministrave Zaev dhe Cipras, as nga autoritet në Shkup, e as nga ato në Athinë. 

    Data: 17 Maj 2018 19:43
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera